“Nga Otranto në Vlorë me not”,- Eva Buzo ndërpret garën, rrëfen eksperiencën e saj

26 Qershor 2023 | 19:45

Eva Buzo, notarja shqiptare e cila vendosi të thyente rekord duke notuar nga Otranto në Vlorë, ndërpre sfidën për arsye shëndetësore. Në një rrëfim për Euronews Albania ajo flet për eksperiencën e saj.

Eva Buzo ,35-vjeçarja shqiptare nga Australia notoi për 28 orë nga Italia në Vlorë , ndërsa kushtet shëndetësore si pasojë e vështirësive në det e ndaluan sfidën e saj vetëm pak milje larg Sazanit. Pas disa orësh në reanimacionin e spitalit rajonal të Vlorës , Eva në një intervistë për euronews tha se sfidën e kishte fituar, ndërsa foli për këtë eksperiencë të shkëlqyer.

“Gjyshi im ishte nga Shqipëria nga qyteti i Beratit. Doja të bëja një trajektore që të më lidhte me rrënjët e mia dhe noti nga Italia në Shqipëri ishte një sfidë e shkëlqyer.

Kushtet e erës, ishte e vështirë ta menaxhoje, kishte pak momente që e kisha erën në favor , ishte e vështirë gjatë gjithë kohës. Do t’më kishte pëlqyer ta përfundoja , por në fund askush nuk foli për faktin që nuk e përfundova të gjithë folën për faktin që unë e provova. Unë notova për 28 orë që kështu jam e kënaqur ,”-tha Eva Buzo.

Për nënën e saj , Eva ja arriti qëllimit.

“Ajo është një vajzë shumë e vendosur por edhe një person shumë i ekuilibruar . Dua të them se ajo nuk është vetëm një notare, ajo është një avokate për të drejtat e njeriut dhe një studente e shkëlqyer. Sporti është shumë i rëndësishëm, praktikojeni, kjo nuk do t’ju ndaloj të arrin majat më të larta të qëllimeve tuaja. Isha pak e frikësuat, por e ndjeja që ajo mund ta bënte këtë, dhe kisha shumë besim te trajnerët e saj”,-tha notarja Buzo.

Në përfundim Eva ka një mesazh “Bëni sport, jini aktiv dhe bëni gjëra që ju pëlqejnë, nuk ka rëndësi çfarë sporti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026