Spahiu: 5 kryetarë bashkish në arrest, por kryeministra e presidentë të paprekshëm

26 Qershor 2023 | 19:09

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar ngjarjet e fundit në vendin tonë ku është ndalur të masa e sigurisë për ish-kryebashkiakun Safet Gjici  dhe refuzimin e kërkesës për betim të Fredi Belerit.

Në një intervistë për Euroneës Albania,a i theksoi se janë 5 kryetarë bashkish në burg ndërkohë që president dhe kryeministra që sipas tij hetohen për vrasje nuk janë thirrur as dëshmitarë.

“Njëra pjesë e shoqërisë beson se Beleri ka tentuar të blejë vota dhe e meriton të jetë në burg ndërsa pjesa tjetër mendon se Beleri është provokuar dhe  nuk duhet të jetë në burg. Qeveria pretendon se Beleri duhet të marrë detyrën si kryetar bashkie deri në një vendim të formës së prerë. Edhe Safet Gjici, ashtu siç dhe Beleri janë në një masë paraprake dhe jo në një vendim të formës së prerë. Të njëjtin standard që ka mbajtur Gjykata për Gjicin, të njëjtin standard po mban për Belerin. Të dy nuk hetohen në gjendje të lirë por në masën e sigurisë së arrestit. Unë mendoj se ligji është i barabartë për të gjithë. Gjatë gjithë këtyre viteve, askush nuk dënohet për shkak të përgatitjes së një vepre penale. Përgatitja nuk dënohet. Alma nuk mund të justifikoj  kryerjen  e marrëdhënies. Ajo që mund të them është se sot nuk  ka një standard për arrestimin e zyrtarëve. Kemi 5 kryetarë bashkish në burg dhe ndërkohë president, kryeministra që hetohen për vrasje nuk janë thirrur as dëshmitarë e jo më të merren të pandehur.”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026