Rusia tregon ekuipazhin e anijes ‘Moska’, të mbytur në Detin e Zi
Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar imazhe që tregojnë atë që sipas saj është ekuipazhi i kryqëzorit ‘Moska’, që u fundos disa ditë më parë në Detin e Zi.
Një grup i madh marinarësh shihet në paradë në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, ku inspektohen nga Komandanti i Përgjithshëm i Marinës Ruse, Admirali Nikolay Yevmenov.
First footage of the rescued Moskva crew in Sevastopol. No information yet regarding casualties pic.twitter.com/OSSOVHHNg2
— Pjotr Sauer (@PjotrSauer) April 16, 2022
Ministria citoi admiralin Yevmenov të thoshte se oficerët dhe ekuipazhi do të vazhdonin shërbimin e tyre.
Ajo njoftoi të enjten se anija luftarake ‘Moska’ ishte mbytur pas një zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. Ukraina tha se e kishte fundosur anijen me dy raketa Neptun.
Humbja e anijes është përshkruar si një goditje e madhe për moralin rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik