Rusi|Lotari, dreka e koncerte, si i josh Putin votuesit për të ‘mposhtur’ abstenimin
Në Rusi po mbahen zgjedhjet presidenciale, ku kreu aktual i Shtetit, Vladimir Putin, pritet të sigurojë një tjetër mandat.
Sipas mediave të huaja, zgjedhjet në Rusi po mbahen në kushtet e një represioni shtetëror mbi qytetarët dhe mediat e pavarura.
Kremlini synon një pjesëmarrje më të lartë se gjashtë vjet më parë. Sipas mediave të huaja, këtë pjesëmarrje të lartë dhe ‘mposhtjen’ e abstenimit, Putin po përpiqet ta arrijë përmes lotarive, drekave dhe koncerteve falas.
Po ashtu, sipas raporteve, bëhet me dije se për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale në Rusi, qendrat e votimit hapen për 3 ditë me radhë.
Po sipas këtyre raporteve, kjo gjë, bashkë me votimin online, e bën edhe më të lehtë manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Disa nga kutitë e votimit janë transparente dhe fleta e votimit, e shpalosur, mbetet e ekspozuar.
Kujtojmë se Perëndirmi i ka kritikuar zgjedhjet presidenciale në Rusi, duke thënë se ato nuk përmbushin standartet për zgjedhje të lira e të ndershme.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës