Russell mund Hamilton për pole në Silverstone
George Russell realizoi një pole position impresiv në Provat Zyrtare të “British Grand Prix”, ndërsa Mercedes plotësoi rradhën e 1’rë me Lewis Hamilton në vendin e 2’të. Pas një nisje të mirë në sesionin e 3’të, Russell u përmirësua më tej për kohën 1’25”819, me një diferencë prej 0.171” nga Hamilton, ndërsa Lando Norris ndoqi rivalët e McLaren duke kompletuar tredhëmbëshin britanik në kryesim.

Max Verstappen nuk shkoi më larg se vendi i 4’rt për Red Bull, duke vuajtur kalimin mbi bordurat në kthesën Copse. Oscar Piastri dhe McLaren u renditën në vendin e 5’të përpara Nico Hulkenberg që plotësoi rradhën e 3’të në bordin e Haas i ndjekur nga Ferrari i Carlos Sainz. Ndërkohë Lance Stroll dhe Fernando Alonso patën një pasdite të mirë për Aston Martin duke u renditur në vendet 8 & 10 të ndara nga Williams i Alex Albon në vendin e 9’të.

Pasdite zhgënjyese për Charles Leclerc dhe Ferrari’n që u eleminua në sesionin e 2’të duke u renditur në vendin e 11’të. Ai do të niset përkrah Williams të Logan Sargeant që me vendin e 12 bëri paraqitjen më të mirë këtë sezon.
Kjo është rradha e nisjes në “British Grand Prix” që do të transmetohet në Euronews Albania:
- George Russell (Mercedes) – 1:25.819
- Lewis Hamilton (Mercedes)
- Lando Norris (McLaren)
- Max Verstappen (Red Bull)
- Oscar Piastri (McLaren)
- Nico Hulkenberg (Haas)
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Alex Albon (Williams)
- Fernando Alonso (Aston Martin)
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Logan Sargeant (Williams)
- Yuki Tsunoda (RB)
- Zhou Guanyu (Sauber)
- Daniel Ricciardo (RB)
- Valtteri Bottas (Sauber)
- Kevin Magnussen (Haas)
- Esteban Ocon (Alpine)
- Sergio Perez (Red Bull)
20 Pierre Gasly (Alpine, penalitet -50 vende)
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar