Rutte pas takimit me Trumpin: Nuk e diskutuam sovranitetin e Groenlandës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën se nuk e kishte diskutuar çështjen kyçe të sovranitetit danez mbi Groenlandën në takimin e tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Rutte, duke folur në një intervistë televizive me “Raportin Special me Bret Baier” të Fox News, dha pak detaje rreth “kornizës” së supozuar për një marrëveshje të shpallur nga Trump pas bisedimeve të tij me shefin e NATO-s.
“Kemi një marrëveshje të mirë për të filluar punën për këto çështje. Kjo do të thotë që të dy ramë dakord, kur shikon NATO-n dhe atë që NATO mund të bëjë kolektivisht për t’u siguruar që i gjithë rajoni i Arktikut është i sigurt”, tha ai.
I pyetur nëse Groenlanda do të mbetej pjesë e Mbretërisë së Danimarkës sipas marrëveshjes, Rutte tha:
“Kjo çështje nuk u ngrit më në bisedat e mia me presidentin”. Ai është shumë i përqendruar në atë që duhet të bëjmë për t’u siguruar që rajonI i madh Arktik, ku po ndodhin ndryshime në këtë moment, ku kinezët dhe rusët janë gjithnjë e më aktivë, si mund ta mbrojmë atë. Ky ishte me të vërtetë fokusi i diskutimeve tona”, theksoi ai.
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht