Rutte: Putini do të bjerë dakord për një marrëveshje vetëm me presion të vazhdueshëm

23 Tetor 2025 | 09:04

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën se Presidenti rus Vladimir Putin mund të sillet në tryezën e bisedimeve për një armëpushim vetëm me “presion të vazhdueshëm”.

Rutte tha se sëbashku me Presidentin Donald Trump, shkëmbyen pikëpamje se si mund t’i japin fund luftës Rusi-Ukrainë dhe si mund të kontribuojë NATO dhe çfarë hapash mund të ndërmerren për të bindur Putinin të pranojë një armëpushim.

“Jam absolutisht i bindur se me presion të vazhdueshëm, do të jemi në gjendje ta bindim Putinin të ulet në tryezë për të rënë dakord për një armëpushim, dhe më pas për bisedime të tjera”, u tha Rutte gazetarëve pas një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën me Presidentin Trump.

Ai e quajti Trumpin personin e “vetëm”  që mund të ulet me Putinin dhe ta bindë atë të ndryshojë vendimet e tij për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Duke theksuar përfshirjen e ripërsëritur të SHBA-së në garancitë e sigurisë për Ukrainën, Rutte vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në, Kanadanë, Japoninë, Australinë dhe vendet përkatëse evropiane në kuadër të angazhimeve të sigurisë.

Më herët në Shtëpinë e Bardhë, Trump shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Komentet e tij erdhën menjëherë pasi SHBA-të njoftuan sanksione të reja ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse, Rosneft dhe Lukoil, duke përmendur “mungesën e angazhimit serioz” të Moskës ndaj një procesi paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026