‘S’kemi pasur bllokim fondesh’, Hervin Çuli: Shpresoj që teatrot të hapen në prill me 30% kapacitet

27 Nëntor 2020 | 12:11

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli u shpreh për Euronews Albania se gjatë periudhës së pandemisë nuk ka pasur humbje financiare për shkak se nuk është futur ende në treg arti i gjallë.

Ai theksoi se teatrot mund të hapen në prill, me një kapacitet që shkon deri në 30%.

“Në siç kemi shumë gjëra në disavantazh në këtë rast ne kemi avantazh që nuk kemi futur në treg artin e gjallë. Po ta krahasoja me vendet e tjera në Europës ose botës. Ne vazhdojmë në një sistem që kemi një lidhje vertikale me ministrinë e Kulturës.  Nuk mund të flitet për humbje financiare. Unë kam një përshtypje që rreth shtatorit apo tetorit, që të çelim sallat me kapacitet 100%. Unë pres një dyndje shumë të madhe të publikut në teatër. Ka një mall, ka një hendek për të ekzistuar si dikur. Nuk e kemi kthyer biznes ne artin e gjallë”, nënvizoi ai. 

“Shpresoj që të hapen me një kapacitet me 20 apo 30%. Ne jemi duke punuar, kemi dy premiera që i kemi mbyllur. Ne jemi gati për të vijuar, kemi punuar në teatër. Vetëm këtë janë kemi dy tre vetë me COVID, kemi bërë një stopim të provave”, tha ai më tej.

Çuli sqaroi se në këtë periudhë pandemie nuk ka pasur bllokim fondesh nga ana e ministrisë së Kulturës, por ato janë kthyer mbrapsht nga teatrot për shkak të mos-realizimit të shfaqjeve. 

“Në qershor u zhbllokuan fondet. Ne nuk kemi pasur probleme me ministrinë Kulturës. Kanë qenë të mjaftueshme dhe në këtë rast kanë qenë edhe më shumë, ne nuk arritëm do të realizojmë projektet tona. U detyruam të kthenin mbrapsht shumë fonde në shtet”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Mbyllja e teatrove, Hervin Çuli: As kinematë nuk duhet të funksionojnë, më i rëndësishëm është shëndeti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026