Sa do të ndikojë dreka e demokratëve për bashkimin e PD
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu komentoi drekën e demokratëve para festës së Vitit të Ri.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se ka ardhur koha që opozita duhet të polarizojë identitetin e saj politik në mënyrë që të ketë shpresë për qytetarët.
“Ajo që ka ndodhur shpesh në politikën shqiptare është se jemi ndarë në kuptimin individual dhe kemi harruar atë që është e vlefshme, politika dhe demokracia është bashkim rreth së ndryshmesh dhe jo rreth së njëjtës.
Mund të jemi të ndryshëm dhe mund të jemi bashkë. Ajo që dua të them është se për mua ka ardhur koha që opozita duhet të polarizojë identitetin e saj politik dhe pjesëmarrjen sa më masive të njerëzve të aftë për ta kthyer nga një opozitë e diskutimeve rutinore në një opozitë të shpresës. Këtë e kemi bërë nga viti 2001 deri në vitin 2005”- tha ai.
Më tej ai u ndal dhe te ligji i dosjeve duke hënë se është i paluptimtë dhe anti-kushtetues.
“Ligji për dosjet u bë në mënyrë të qëllimshme për t goditur Metën dhe kjo është e pakuptimtë dhe anti-kushtetuese. Nuk duhet të bëhen ligje për të sulmuar një individ. Opozita nuk duhet të bie në këtë grackë“- theksoi Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve