Sa gati dhe të afta janë institucionet në juglindje për tërmetet?
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka organizuar një stërvitje intenstive në juglindje me gjithë strukturat, për të trajnuar e kuptuar sa gati janë këto institucione për të përballuar rastet emergjente. Korça, sipas dokumenteve zyrtare, është një nga zonat me risk për tërmete, ndaj kërkohet trajnim i kapaciteteve dhe shtimi i tyre.
“Të thuash struktura të afta është disi e vështirë pasi evolimi i kushteve klimatike kërkojnë që të gjithë ne të jemi në përditësim njohurish. Në asnjë moment nuk themi me bindje që jemi të përgatitur e përballojmë çdo lloj gjëje. Nuk ka një përgjigje përfundimtare për të thënë nëse sistemi jonë është gati për të përballuar. Kapacitetet kanë nevojë për tu forcuar në kalimin e kohës. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë të përmiresohet, kjo nuk është argument për të hequr dorë nga mosveprimimi. Nuk jemi pa kapacitete fare”, tha Jonian Harka, drejtor i Trajnimeve dhe Stërvitjeve AKMC.
Prefekti i qarkut të Korçës tregon se përmirësimi i zjarrfikësve, mjeteve të policisë dhe atyre bashkiake është i nevojshëm
“Padiskutim duhet përmirësuar në mënyrë, duhet të marrin vëmendje më të madhe institucionale dhe mbrojtja civile duhet trajtuar si një mjet i vazhdueshëm, sa të përgatitur jemi ne për të reaguar në mënyrën më të mirë të mundësive tona, solidariteti nuk ka munguar por ajo që bën diferencën është mënyra organizative dhe zinxhiri i komunikimit për të qenë në lartësinë e detyrës”, theksoi Nertil Jole, prefekt i qarkut Korçë.
Në disa prej shkollave të qytetit të Korçës janë zhvilluar situata hipotetike të rasteve të tërmetit dhe sesi duhet të sillet komuniteti në bazë të protokolleve zyrtare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje