“Sa ngrihem bëj tualetin”, ish-mësuesja e pazakontë: Në shtëpi duhet të jesh e bukur

28 Janar 2023 | 18:49

Violeta, një ish-mëseuese e cila jeton në Tiranë në një kabinë elektrike me sipërfaqe 23 metra katrorë, zgjodhi të rrëfejë copëza nga jeta e saj në emisionin “Real People” në Euronews Albania.

Në një intervistë të dhënë nga banesa e saj modeste, por e zbukuruar me piktura dhe lule, ajo tha se personalisht kujdeset shumë për veten.

Violeta zbuloi se çdo ditë pasi çohet në mëngjes pavarësisht orës, zbukurohet qoftë edhe për të qëndruar në shtëpi. Sipas saj kujdesi duhet të fillojë nga vetja.

“Kur ngrihem në 5, në 6 apo në 7 të parën gjë që do bëj, do bëj tualetin. Po pse? Këtë e kam nga mamaja, “në shtëpi duhet të rrish e bukur se kur të dalësh përjashta nuk do të dalësh zhveshur dhe krije kokën të zvogëlohet dhe fshije shtëpinë të zmadhohet”. Shumë e bukur. Kujdesi duhet të filloj nga vetja. Dhe unë kurrë nuk dal pa u rregulluar dhe kjo bëhet që në mëngjes”, tha Violeta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026