Sa para shpenzuan turistët e ardhur në Shqipëri gjatë vitit 2024
Turistët e huaj që erdhën në Shqipëri në vitin 2024, shpenzuan 5 miliardë euro. Statistikat tregojnë se shpenzimi mesatar për vizitor ishte 427 euro, një vlerë kjo që mbetet më e ulët në raport me Greqinë dhe Turqinë që përkojnë me një shumë mbi 600 euro për person. Krahasuar me vitin 2023, rritja është 20%.
Nga ana tjetër, shqiptarët që i kaluan pushimet jashtë vendin shpenzuan 2.7 miliardë euro, cka tregon se të ardhurat neto nga turizmi në Shqipëri ishin 2.3 mld euro.
Shifrat dalin në bilancin e pagesave të Bankës Qendrore e cila konstaton se me hyrjen e 11.7 mln pushuesve, të ardhurat nga ky sektor kanë prekur një shifër rekord dhe me bilanc pozitiv, nëse e krahasojmë me dekadën e kaluar, kur shpenzimet brenda dhe jashtë vendit ishin të barabarta.
Investimet dhe publiciteti kanë ndikuar në këtë rritje të ndjeshme të sektorit, i cili pritet të marrë ende hov për vitet në vazhdim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjirokastra mirëpret turistët e pranverës, preferojë objektet historike
- Fluks turistësh në Korçë, 10% më shumë rezervime krahasuar me vitin 2024
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla