Sa shanse ka Kosova të futet në NATO? Ambasadori jep detajet

14 Shkurt 2026 | 19:37

I ftuar në Euronews Albania në Balkan Talk me Franko Egron ishte Ambasador Gazment Turdiu, i cili foli mbi mundësitë e antarësimit të Kosovës në NATO-n, sigurinë e saj dhe mbrojtjen nga Serbia në rast sulmi.

Sipas tij, Kosova nuk do të jetë shpejt anëtare e NATO-s, sepse pavarësisht rolit përcaktues që kanë SHBA për vendimmarrjen brenda Aleancës Atlantike, katër vendet që janë pjesë të NATO-s nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe sipas tij bazuar në këtë analizë, Kosova do ta ketë të vështirë antarsimin në NATO.

“Kosova është e ankoruar dhe do të mbetet e ankoruar përfundimisht me NATO-n. Fakti që ka një bazë të fuqishme të NATO-s aty, nuk mendoj se është arsye e mjaftueshme për antarsim normal. SHBA-të kanë bazë të fuqishme edhe në Katar, ku kanë edhe bombarduesit strategjik, por Katari nuk do të bëhet ndonjëherë anëtar i NATO-s, këto janë vendime që merren në kuadër të politikave të sigurisë dhe politikës së mbrojtjes se ku do të vendosen trupat.

Unë besoj se Kosova nuk rrezikohet nga një sulm i jashtëm nga Serbia, se s’ka tjetër nuk rrezikohet, sepse ka trupa të NATO-s, ka një mbrojtje të ngjashme me të gjithë mbrojtjen e të gjitha vendeve të tjera që janë anëtare formale të NATO-s.

Kosova do të duhet të vazhdojë të ruajë lidhje të fuqishme me Perëndimin, të zhvillojë këto dhe të kujdeset për to, të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse. Edhe në kohën kur Kosova të bëhet me të drejta të plota pjesë e NATO-s, nuk është se do të luajë rol kryesor kapaciteti ushtarak i Kosovës, sikundër edhe kapaciteti i Shqipërisë. Shqipëria kontribuon në NATO me 0,007% të kapaciteteve, nuk bën ndryshim, por ka një votë siç e kanë vendet e tjera. Aspekti politik është shumë i fuqishëm dhe konfirmimi i vullnetit politik të Kosovës për të bërë anëtare të NATO-s është thelbësor në këtë proces.

Kosova nuk do të jetë shpejt anëtare e NATO-s, sepse pavarësisht rolit përcaktues që kanë SHBA për vendimmarrjen brenda Aleancës Atlantike, të gjitha vendimet merren me konsensus, por mos harrojmë disa vende që janë anëtare të NATO-s, nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Më duket e pamundur që vendet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës të votojnë për Kosovën në antarësimin në NATO, sepse në NATO futen shtetet, nëse nuk e njeh si shtet, nuk futesh dot, por kjo nuk pengon bashkëpunimin.

Kosova është e mbrojtur ushtarakisht, aktualisht flamë të qetë, jo sepse një gjë janë faktorët e jashtëm dhe një gjë janë faktorët e brendshëm, nëse Kosova po i bën detyrat e veta, dhe ky është një diskutim shumë serioz”, u shpreh ambasadori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026