Sa shqiptarë kanë mbetur? Lapaj: Lëvizni apo vetëm në Tiranë rrini? Është zbrazur!

14 Janar 2024 | 21:30

Kreu i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj tha në studion e emisionit “Review” në Euronews Albania se qytetet e vogla janë boshatisur.

Ai tha se shumë njerëz kanë ikur dhe për ta kuptuar këtë mjafton të lëvizim jashtë Tiranës. Sipas tij, njerëzit po ikin për shkak të politikave të këqija, të cilat kanë qenë më të rënda se ato të pushtuesve.

I pyetur nëse do duhet të kishim një shifër për popullsinë si rezultat i Censit, Lapaj u përgjigj:

“Nuk e dini ju? Lëvizni në Shqipëri, apo vetëm në Tiranë rrini? S’ka nevojë për Censin që të kuptojmë që Shqipëria është zbrazur. unë të them me përgjegjësi të plotë që qytetet e vogla në Shqipëri janë thuajse bosh, jo për të trembur njeri, por kështu është e vërteta.

Memaliaj, Rrësheni, Delvina, po arrin edhe Pogradeci, nuk kanë më rini. Në fillim të tranzicionit njerëzit patën shpresë, por ky u  zgjat shumë. Tani është bërë edhe modë. Kjo nuk ka ndodhur me kombin tonë as me pushtuesit. Nga shokët e klasës që kam pasur shumica nuk janë në Shqipëri. Mjafton secili të bëjë këtë statistikë dhe e kupton”,-tha Adriatik Lapaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026