Sa siguri kanë shqiptarët në punë në Greqi dhe Itali?

25 Tetor 2023 | 08:00

Tragjike ka qenë ajo që ndodhi me një 54-vjeçar shqiptar në Greqi, i cili ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal në punë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen në zonën e Varit, teksa ai po punonte në një rrugë duke shtuar fibra optike.

Sipas mediave greke, 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke vijuar punën dhe makineria që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën. Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe policia po vijon hetimet e mëtejshme.

Rasti i shqiptares që vdiq te makina e mishit

Disa javë më parë mediat greke raportuan vdekjen e një shqiptareje që punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineri që prisnin mishin.

50 vjeçares, në rrethana pak të paqarta i ka kapur makineria flokët dhe si pasojë e ka tërhequr duke e prerë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është prania e vajzës së viktimës gjatë këtij aksidenti. Vajza, është marrë nga shërbimi spitalor me urgjencë pasi është traumatizuar. Mësohet se shqiptarja kishte dy vite që kishte emigruar drejt Greqisë, bashkë me dy fëmijët, pasi ishte divorcuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026