Sa vota i duhen Gjykatës për shkarkimin e Metës?
Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte e plotë, me të 9 anëtarët e vet, gjasat që të votohej pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta do të ishin më të mëdha.
Mundësitë që kjo të ndodhë sipas Dardan Mustafajt, ish-këshilltar i Gjykatës Kushtetuese, janë më të vogla në Gjykatën aktuale me 7 anëtarë gjithsej, nga të cilët duhen të paktën 5 vota pro të që shkarkohet presidenti.
Vendimi i gjykatës tha ai pritet të publikohet fillimisht në faqen zyrtare e më tej të arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit.
Mustafaj tha se shkarkimi i presidentit nga Kuvendi u bë për shkelje të rëndë të kushtetutës, ndërkohë që nuk ka asnjë specifikim lidhur me këtë në vendin tonë.
“Nga praktikat ndërkombëtare shkelje të rënda konsiderohen rastet korruptive, në rastin konkret kemi të bëjmë me fjalë të presidentit dhe pretendohet se ka shkelur unitetin kombëtar. Këto në fakt janë pjesë e rolit juridik që duhet të luajë presidenti. Kjo është tragjedia që po luhet këtu, se shkarkimi i presidentit për këtë arsye është se parlamenti duhet të përfshihet me aspektin demokratik dhe kushtetuesja me atë juridik, në një kohë që të dyja kanë qenë të paplota”, shpjegoi juristi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve