Saathoff: Gjermania planifikon të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së
Gjermania pret që Kosova shumë shpejt do të konstituojë Kuvendin dhe do të formojë qeverinë e saj të re.
Kështu tha sekretari Parlamentar i Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai gjatë vizitës në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP) tha se për shtetin gjerman është e rëndësishme që të kenë partner të besueshëm për bashkëpunim, shkruan KosovaPress.
“Për ne është me rëndësi që të kemi partner të besueshëm me të cilin mund të bashkëpunojmë dhe të cilin ne mund ta shoqërojmë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Prandaj, ne shpresojmë shumë që së shpejti do të ketë edhe një parlament dhe një qeveri dhe e dimë po ashtu që edhe mund të ketë sfida por të cilat do t’i tejkalojmë së bashku”, tha ai.
Sekretari Parlamentar i Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff tha se Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm në mes të të dyja vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane