Sali Berisha hipën sipër makinës në SPAK! Turma e ekzaltuar e rrethon

11 Shtator 2024 | 12:15

Dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike u mblodhën këtë të mërkurë në ambientet e jashtme të SPAK ku pritën me brohorima kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nën thirrjet “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, simpatizantët e PD rrethuan makinën që shoqëroi Berishën në organin e akuzës.

Në një moment pas daljes nga automjeti, Berisha hipi mbi makinë dhe përshëndeti turmën e ekzaltuar.

Të pranishëm në protestë ishin dhe deputetët e Partisë Demokratike dhe eksponent të lartë drejtues të kësaj force politike.

Për herë të parë në protestë para SPAK ka amrrë pjesë edhe Gazment Bardhi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe më pas dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të paraqiten në SPAK për t’u njohur me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Forcat e Sigurisë Kombëtare si dhe efektivë të shumtë të policisë kanë rrethuar godinën e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026