Sali Berisha: Ky është revolucion për lirinë e demokratëve
Gjatë debatit në “Now” me Erla Mëhillin, drejtori i lajmeve të Euronews Albania Neritan Sejamini iu drejtua ish-kryeministrit Berisha duke e pyetur se çfarë ndodhi me revolucionin e ideve, dhe si ka mundësi që gjithë lufta brenda PD-së të përfundojë në një luftë për ndërtesë.
“Unë kam një pyetje që e kam bërë edhe përpara dhe po e bëj edhe sot. Një revolucion apo një lëvizje paqësore ka nevojë për ide. Si ka mundësi që gjithë kjo lëvizje për këto vlera të përfundojë në një betejë për një ndërtesë”, pyeti Sejamini.
Ai tha se njerëzit sot në Shqipëri, përtej PD-së “kanë nevojë për një tjetër shpresë, për një tjetër projekt e vizion. Dhe sot ndodhen prapë në të njëjtën situatë”.
Ish-kryeministri Berisha u përgjigj duke thënë se ideja e kësaj lëvizjeje është liria e njerëzve që “u janë dhunuar liritë”.
“Ky revolucion ka një ide themelore. Lirinë. Dhe unë të garantoj që ky është revolucion. Ata që nuk e perceptojnë të tillë nuk e kanë të drejtë. Mund të të jap shumë fakte pse ky është një revolucion. Nuk vinë ata dhjetëra-mijëra e qindra mijëra njerëz as për problemet e Sali Berishës, as për pasionin për Sali Berishën. Ata vinë sepse e ndjejnë veten të dhunuar në liritë e tyre. Ju nuk mund të imagjinoni se çfarë gjendje katastrofale janë katandisur ata këto 8 vite në raport me të drejtat e tyre”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Rama zbatoi në selinë e PD projektin ‘Blind Biss’
- Berisha: Për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do shkoj në Prokurori
- Berisha paralajmëron ‘opozitë të vërtetë’: S’do ta lemë që Portin e Durrësit ta marrë Basha e Rama
- Gazetari Tela për ngjarjet e 8 janarit: Imazhi më trishtues në Shqipërinë e 2022
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries
- 09:12 Bonusi prej 2 miliardë dollarësh i Trump paralajmëron rritjen e mashtruesve politikë në të gjithë perëndimin
- 09:05 Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer