Sali Berisha: Rama dhe Vuçiç duan luftë dhe ndarjen e Kosovës

16 Qershor 2023 | 13:00

Gjatë konferencës së fundjavës, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sërish situatën e tensionuar në Kosovë.

Ai tha se kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç duan ndarjen e Kosovës.

Berisha u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë për shtensionimin e situatës dhe rikthimin sa më parë te Marrëveshja e Ohrit.

“Do rikthehem në një moment në ngjarjet e datës 14 qershor. Me 13 qershor, Edi Rama anuloi takimin e parashikuar në kuadrin e Lidhjes së Prizrenit, mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës në Gjakovë.

Me 14 pasdite, Putini i vogël rrëmben në një praktikë që mund ta shihni vetëm në kufirin e Koresë së Veriut me Korenë e Jugut, edhe aty nuk guxon ta praktikojë Kim Jong-un të rrëmbejë njerëz me uniformë në mënyrën më kriminale.

Siç e patë ju, Edi Rama tha se unë hesht se po pres.

A ishin të lidhura këto veprime kundër Kosovës njëra me tjetrën? Koincidenca flet shumë.
Unë fakte nuk kam për lidhjen konkrete mes dy ngjarjeve, por duke pasur parasysh se Edi Rama është publikisht i njohur si një argat i Vuçiçit, edhe mëkat t’i lidhësh nuk është.

As të nesërmen, Edi Rama nuk shqipëron një fjalë as për rrëmbim, as për të dënuar aktin.
Mos u çudisni kur të vrapojë në Beograd me ‘Ismailin’ dhe t’i sjellë në Tiranë se i duhet të tregojë një peshë për të lehtësuar veten përpara procesit McGonigal.

Gjithçka po e bën për mbijetesën para një procesi që i qëndron si Shpata e Damokleut dhe nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë.

Pra, siç e shihni ky është një skenar i përkeqësimit të krizës, në një kohë kur kërkohet shpërshkallëzimi i saj, shtensionimi i saj.

Rama dhe Vuçiç po e acarojnë atë. Rama dhe Vuçiç po koordinojnë gjithnjë në projektin e tyre të mëparshëm. Çdo ditë Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, flet për luftë. Thotë se Albin Kurti do luftë, si mund të dojë një vend pa ushtri luftë? Luftë do ai me vëllain e tij në Tiranë, sepse duan ndarjen e Kosovës.

Prandaj i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të jetë i vëmendshëm ndaj veprimeve të këtyre dy autokratëve famëzinj.

Përsëris thirrjen time ndaj autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë për shtensionimin e situatës dhe rikthimin sa më parë te Marrëveshja e Ohrit si një marrëveshje e cila në vlerësimin tim, jep një përparim të madh në maarrëdhëniet mes dy vendeve”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026