Sali Berisha thirret në SPAK për 21 janarin, gazetari Eni Ferhati zbardh detajet

10 Nëntor 2025 | 22:33

Duke folur në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, gazetari Eni Ferahti solli detaje të reja në lidhje me lajmin se kreu i PD, Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK ditën e premte, pasi është thirrur në kuadër të hetimeve për çështjen e 21 janarit.

Ferhati tha se nuk dihet nëse ka prova të reja apo jo për 21 janarin, por dosja tashmë është në duart e SPAK.

Siaps gazetarit nuk përbën lajm që Berisha do të paraqitet në SPAK pasi ai e ka kaluar pragun e këtij insitucioni dhe për çështjen ‘Partizani’.

Ferhati thotë se Berisha është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.

“Në 2024, SPAK nuk donte ta merrte këtë dosje, por donte që dosja të vijonte në Prokurorinë e Tiranës. Por ishte një vendim i Gjykatës së Lartë, i ndikuar nga Strasburgu, i cili e cilësoi 21 janarin si krim shtetëror. Aktualisht, nuk ka asnjë person të dyshuar, qoftë si urdhërues, qoftë ekzekutor, qoftë ndihmës. Kjo dosje është regjistruar për tre vepra: vrasje në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe vepra që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.”, tha gazetari.

Berisha do të jetë të premten, ndërsa është ish-zyrtari i disatë që do të merret në pyetje për 21 janarin. Më parë janë pyetur ish-deputetë dhe ish-zyrtarë, përfshirë ish-kreu i PD-së, Basha, i cili ishte i fundit që u pyet.

Fillimisht kanë dhënë deklarime organizatorët e tubimit: ish-deputetët Cuko, Bare, Tahiri, Asllan Dogjani, që në atë kohë ishte deputetë i PS-së, dhe më pas ish-zyrtarë të tjerë.

Sigurisht mund të pyeten edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë si ish-presidenti ose ish-prokurorja.

Ende nuk është pyetur Ndrea Prendi apo ish-gardisti Llupo, të cilët janë dënuar për këtë ngjarje në një proces tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026