Sali Shehu tregon bisedën me Berishën: E kundërshtova për primaret
Sali Shehu, kreu i partisë Fryma e re Demokratike tregoi në një intervistë për Euronews Albania detaje nga takimi me kreun e PD-së Sali Berisha.
Ai tha se folën për një opozitë të bashkuar dhe se Berisha mbrojti tezën e primareve. Shehu sqaroi se e kundërshtoi Berishën për idenë e primareve jashtë Partisë Demokratike, për të cilat u shpreh se nuk do të jenë funksionale.
“Unë mendoj që është i gatshëm në këtë moment që Berisha të demonstrojë dëshirën dhe vullnetin për të pasur opozitën e bashkuar. Kur them opozita i referohem edhe aleatëve. Tema kryesore që folëm ishte opozita e bashkuar, shtylla e bisedës. Berisha e mbrojti tezën e primareve sepse është një filozofi që e ka instaluar në muajt e fundit. Unë i qëndroj mendimit tim që primaret janë zhvillim brenda një partie. Jashtë gardheve të partisë, primaret nuk janë funksionale”, u shpreh Shehu.
Ai u shpreh se është takuar me aleatet në një tryezë informale dhe se këto biseda ia ka treguar edhe Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç takon ambasadorin rus në Beograd, diskutojnë për Kosovën
- Gjykata lë në burg Fatjon Muratin, u arrestua teksa ishte në makinë me Indrit Doklen
- Galeritë e vdekjes, të paktën 30 minatorë kanë humbur jetën në 5 vitet e fundit
Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë