Salianji del nga burgu, pritet nga mbështetësit: Do ta vazhdoj luftën në Strasburg

8 Korrik 2025 | 15:46

Ervin Salianji është liruar nga burgu ditën e sotme pas gati 9 muaj e gjysmë në qeli. Në një deklaratë për mediat menjëherë pas daljes së tij nga burgu i Fierit, ai e theksoi burgosjen e tij si një akt politik me qëllimi që ta shmangnin nga beteja zgjedhore.

Salianji tha se ditët e tij në burg kanë qenë frymëzim për demokratët, dhe u zotua të vazhdonte betejën e tij politike, duke kaluar çështjen deri në Strasburg.

“Më shumë se 9 muaj në burgun e Fierit për arsye politike, për shkak se kam denoncuar një trafikant ndërkombëtar droge dhe e kam çuar përpara drejtësisë

Është një vetëdemaskim nxjerrja në këtë përiudhë, është dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore, dënim për shkak të fitores që kam patur me PS-në dhe çdo zonë që kam mbuluar për PD-në, çdo ditë e imja në burg është një denoncim më vete, i regjimit që është instaluar në Shqipëri, por edhe burim frymëzimi për mijëra demokratë që do rezistojnë për të rrëzuar një qeveri të korruptuar. Dua të falenderoj një zonë zgjedhore të Fierit ku ka fituar PD-ja, për qëndresën dhe për faktin se ka shembuj që me rezistencë dhe besnikëri ia dalin që të fitojnë.

Do ti drejtohem Strasburgut, do bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia. Sot e ndjej më shumë në lëkurë padrjetësinë që ndjejnë qytetarët shqiptarë në raport me qeverisjen. Nuk kam bërë burg as për vjedhje as për krim, burgosja ime ka qenë vetëm për arsye politike. Pasojat që i ka sjellë shoqërisë denoncimi im ka qenë kjo.  Një njeri që kishte mbi 7 vite që jetonte i lirë pavarësisht dënimit në itali, shkoi dhe u dorëzua, besoj se duhej të falenderohesha nga ana e institucioneve. Nga ana e regjimit kam qenë këtu prej 10 muajsh”, deklaroi Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026