“Salianji vuajti burg politik”, Berisha: Përgjegjësi personale e Ramës dhe Xhafajt
Kryetari i PD-së Sali Berisha, reagoi menjëherë pas vendimit të gjykatës së Fierit për lirimin e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianjit.
Duke folur në një konferencë shtypi këtë të martë nga selia e PD-së Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PS, Fatmir Xhafaj, duke thënë se Salianji vuajti një burgim politik për shkak se, sipas tij, denoncoi vëllain e Fatmir Xhafës.
Berisha tha se mbajtja në burg e Salianjit është përgjegjësi personale e Ramës dhe Xhafës, të cilët, sipas tij, kanë urdhëruar dhe shtyrjen me 6 javë të vendimit për lirimin e tij.
“Dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli – 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano. Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e së vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Natyrisht, mbajtja në burg e Ervin Salianjit, pa asnjë faj, është përgjegjësi direkte personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Vendimi i sotëm i gjykatës u shty, po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Salianji vuajti burg politik”, Berisha: Përgjegjësi personale e Ramës dhe Xhafajt
- VIDEO/ Fjalët e para të Salianjit pas vendimit të Gjykatës për lirimin nga burgu
- Lirohet nga burgu ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet