VIDEO/ Fjalët e para të Salianjit pas vendimit të Gjykatës për lirimin nga burgu

8 Korrik 2025 | 12:33

Këto janë momentet e para kur Ervin Salianji del nga ambientet e Gjykatës së Fierit, ku këtë të martë, kjo gjykatë vendosi lirimin e tij me kusht, pasi ishin përmbushur të gjitha kushtet ligjore.

Salianji u pyet nga gazetarët për ndikimin e këtij vendimi, por fjalët e vetme që tha ishin se do të flasë në një konferencë për shtyp, këtë të martë, në orën 17:00.

“Do të jem në konferencë në orën pesë,” tha ai, ndërsa u përshëndet me dy gishta lart.

Ish-deputeti demokrat u lirua me kusht nga burgu, pasi përfundoi 2/3 e dënimit të dhënë ndaj tij në shtator të vitit 2024.

Shërbimi i provës paraqiti një raport pozitiv mbi sjelljen e tij gjatë vuajtjes së dënimit, i cili u konsiderua vendimtar për lirimin e parakohshëm. Edhe prokurori i çështjes u shpreh dakord me kërkesën për lirimin.

Vendimi është i ekzekutueshëm menjëherë, çka do të thotë se Salianji do të lërë qelinë e burgut sot.

Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg për Ervin Salianjin, për akuzën e “kallëzimit të rremë”, lidhur me denoncimin që ai bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas 9 muajsh në burg dhe përmbushjes së 2/3 së dënimit, Salianji ka fituar lirinë.

Partia Demokratike ka njoftuar se Salianji do të mbajë një konferencë për mediat në orën 17:00 në selinë blu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026