Salianji në Shërbimin e Provës: Mezi pres përballjen me regjimin në Strasburg
Vetëm tri ditë pas lirimit nga burgu, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur sot pranë Shërbimit të Provës, në zbatim të vendimit të Gjykatës.
Ai ka zbuluar hapat që do të ndërmarrë për dënimin me një vit burg dhe ka sqaruar mënyrën e funksionimit të paraqitjes në Shërbimin e Provës ndërsa e ka cilësuar dënimin e tij si politik.
“Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse nuk gjej aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut”, tha ai.
Ai shtoi se:
“U paraqita sot në Shërbimin e Provës. Më është caktuar të vij sipas programit, nuk është përcaktuar që këtë muaj të jem prezent, por do të vij sërish më pas, ndërsa për muajin tjetër do të ndërtohet programi. Jam në respekt të institucioneve, pavarësisht se përsëris se jemi në kushtet e një regjimi ku dënimi im është politik. Çdo ditë e qëndrimit tim në burg konfirmon se për interesa politike dhe për interesin e Ramës për të mbajtur pushtetin, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentat ekstra-politik për të krijuar klimë terrori.”
Salianji mohoi çdo vepër penale dhe theksoi:
“Dënimi im është politik, nuk kam përfituar asgjë, nuk kam bërë korrupsion, as vjedhje, as vepra kriminale. Gjykata ka shkruar në vendim se unë nuk kam dashur të rrezoj qeverinë. Pasoja e veprimit tim ka qenë pozitive – një i dënuar ka shkuar të kryejë dënimin. Në vend që të më falenderonin, jam dënuar. Kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët dhe kolegët, të cilëve u jam mirënjohës që më kanë vizituar në burgun e Fierit. Mesazhi im i rëndësishëm është se qëllimi i drejtësisë nuk duhet të jetë ndëshkimi, por parandalimi i krimeve. Kur të arrihet kjo, do të kemi një Shqipëri më të mirë.”
“Kam njohur më nga afër institucionet dhe funksionimin e tyre dhe ndjej më shumë shqetësimet e qytetarëve. Do të jem zëri i tyre mbështetës.”
Ervin Salianji u lirua me kusht më 8 korrik, pas vuajtjes së një pjese të dënimit për çështjen “Babale”.
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet