Boçi për zgjedhjen e kryetarit të PD: Kriteret përcaktohen nga statuti dhe rregullorja

18 Mars 2026 | 17:07

I ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli për zhvillimet e fundit në këtë forcë politike përpara procesit të zgjedhjes së kreut të partisë, i cili pritet të zhvillohet më 23 maj. Boçi sqaroi se ndryshimet e propozuara në statut nuk lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjen e kryetarit, por synojnë të përmirësojnë organizimin e partisë dhe funksionimin e saj në mënyrë kapilare.

“Statuti përcakton parimet bazë mbi të cilat ngrihet një forcë politike dhe parimet organizative të saj. Ndryshimet synojnë të forcojnë komunikimin me qytetarët, të sanksionojnë parimet e organizimit dhe të krijojnë format e duhura për menaxhimin e degëve dhe seksioneve,” tha Boçi.

Ai theksoi rëndësinë e riorganizimit të grup-seksioneve dhe degëve, duke përmendur edhe specifikën e Tiranës, dhe shtoi se çdo kandidat për kryetar ka të drejtën të prezantojë vizionin e tij, i cili do të vlerësohet nga anëtarët e partisë sipas kritereve të përcaktuara në statutin dhe rregulloren e brendshme.

Boçi komentoi edhe takimin e ish-deputetit Ervin Salianji me intelektualë ndërsa e cilësoi atë si një nismë personale që duhet vlerësuar për nxitjen e debatit publik dhe përfshirjen e pjesës intelektuale në diskutimet politike.

“Ky takim është iniciuar nga vetë Salianji, në bazë të iniciativës së tij. Këto tryeza duhen vlerësuar jo vetëm për Salianjin, por edhe për deputetë të tjerë që mund të zhvillojnë takime të tilla, të cilat i shërbejnë debatit politik, por jo vetëm atij,” u shpreh Boçi.

Ai theksoi se, ndonëse intelektualët konsiderohen si elitë e shoqërisë, sot vërehet një lloj konformizmi intelektual, pjesërisht për shkak të presioneve ose goditjeve që vijnë nga politikat qeveritare.

“Në thelb, tërheqja e pjesës intelektuale në këtë debat është objektiv i çdo partie. Pretendohet që intelektualët janë elita e shoqërisë, por sot ndeshemi me një lloj konformizmi intelektual, që vjen për shumë arsye, dhe një prej tyre janë goditjet që ata marrin nga politikat e qeverisë,” shtoi Boçi, duke nënvizuar se opozitarizimi intelektual nuk është ende faktor përcaktues në qëndrimet politike, por ai do të dëshironte që kjo të ndryshonte.

“Si është orientuar dhe çfarë qëllimi ka ky takim, mund ta interpretojë drejtpërdrejt organizatori i tij. Unë dhashë një gjykim të përgjithshëm mbi raportin që intelektualët kanë sot me politikën dhe me opozitën, pasi opozitarizimi intelektual tek ne nuk është faktor determinant. Do të doja që të ishte ndryshe dhe ai të ishte një faktor i rëndësishëm dhe i angazhuar,” përfundoi Boçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026