Samiti i Berlinit: Prioritetet e bashkëpunimit për sigurinë e Ballkanit Perëndimor
Në emisionin Berlin Talks, në Euronews Albania, u analizuan prioritetet dhe sfidat e bashkëpunimit për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Siguria është ndoshta një nga çështjet më sensitive, që kërkon bashkëpunim dhe bashkëveprim nga të gjitha vendet e rajonit. Por cili është roli i tyre dhe si mund të mbështesë Bashkimi Evropian këtë proces të rëndësishëm mes vendeve të rajonit?
Organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Samitit të Berlinit, e kanë konsideruar sigurinë si një nga shtatë tematikat kryesore për të cilat kanë dhënë rekomandime. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka renditur disa nga prioritetet në këtë fushë, me rëndësi jetike për stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Duke veçuar lirinë e medias, forcimin e bashkëpunimeve në sektorin infrastrukturor dhe masat që mund të merren për të minimizuar ndikimet e dëmshme në rajon, qendra ka identifikuar për secilën fushë, ndërhyrjet potenciale që kërkohen nga Bashkimi Evropian, për të ruajtur sigurinë në rajon. Më poshtë po rendisim disa nga këto rekomandime dhe argumentimet përkatëse mbi rrezikshmërinë dhe nevojën për asistencë nga BE-ja.
Ndërtimi i një qendre të mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor
Kjo qendër cilësohet thelbësore, veçanërisht pas luftës të Rusisë në Ukrainë. Vendimi i shumicës së vendeve në Ballkanin Perëndimor për t`u bashkuar me sanksionet e BE-së kundër Rusisë ka sjellë pasoja të konsiderueshme financiare dhe ekonomike për këto vende. Disa prej tyre kanë hasur në ndërprerje të tregtisë, ulje të investimeve etj. Një qendër e mbështetjes mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtyre ndikimeve duke ofruar ndihmë financiare, ekspertizë teknike dhe burime të tjera për të mbështetur këto vende të ballafaqohen me sfidat dhe të zvogëlojnë efektet negative. Duke themeluar një qendër të mbështetjes, BE-ja tregon angazhimin e saj për të qëndruar solidare me vendet e Ballkanit Perëndimor që janë pajisur me politikat e BE-së. Kjo forcon konceptin e një bashkësie europiane të përbashkët dhe promovon një ndjenjë partneriteti dhe bashkëpunimi midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ndikimi i huaj i dëmshëm kërcënim për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përdorin kornizën e bashkëpunimit rajonal si një nga mjetet për të ndërtuar shoqëri rezistente ndaj aspekteve të dëmshme të ndikimeve të huaja. Promovimi i dialogut brenda vendeve të rajonit mbi ndikimin e huaj të dëmshëm në Ballkanin Perëndimor dhe investimi në kapacitetet mediatike është i rëndësishëm për të rritur sigurinë kombëtare. Ndikime negative janë vënë re edhe në lirinë e medias. Ajo ka shënuar rënie të ndjeshme në disa vende si pasojë e presionit të shtetit gjithmonë e më në rritje. Rritja e vulnerabilitetit të medias ndaj ndikimeve të jashtme është pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre presioneve. Duke filluar një dialog kombëtar brenda vendeve të rajonit mbi ndikimin e huaj dëmshëm, qeveritë në Ballkanin Perëndimor mund të nxisin ndërgjegjësim te qytetarët e tyre rreth taktikave dhe strategjive të përdorura nga aktorët e jashtëm për të manipuluar publikun dhe për të zbehur proceset demokratike. Ndikimi i huaj dëmshëm shpesh bazohet në fushata dezinformimi dhe propagandë për të deformuar bisedën publike. Duke investuar në kapacitetet mediatike, veçanërisht në përmirësimin e praktikave redaksionale dhe profesionalizmit, BE-ja mund të mbështesë organizatat mediatike në Ballkanin Perëndimor për të kundërshtuar efikasitetin e dezinformimit.
Ndikimi i dëmshëm në sektorin e infrastrukturës
Në rajon janë vërejtur gjithmonë e më shumë projekte të cilat janë prekur nga korrupsioni, shkelja e e rregullave dhe standardeve si edhe moszbatim i ligjit. Për të adresuar këtë sfidë, është thelbësore të sigurohet mbështetje për rajonin në zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik dhe infrastrukturor. Një qasje për të arritur këtë është duke përdorur iniciativat ekzistuese si programi Global Gateway, i cili mund të shërbejë si një platformë për të nxitur projekte të qëndrueshme dhe transparente të infrastrukturës. Përveç kësaj, mekanizmat e bashkëpunimit rajonal ofrojnë mundësi për bashkëpunim dhe përpjekje të përbashkëta në kundërshtimin e ndikimeve të dëmshme. Përpjekjet duhet të përqendrohen në përmirësimin e transparencës, përgjegjësisë dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare në zhvillimin e infrastrukturës. Duke promovuar konkurrencën e drejtë, duke vendosur mekanizma të forta mbikëqyrjeje dhe duke ofruar ndihmë teknike, rajoni mund të zvogëlojë riskun e ndikimeve të dëmshme dhe të sigurojë qëndrueshmërinë afatgjatë të projekteve të tij të infrastrukturës.
Ngritja e kapaciteteve të medias
Investimet në trajnime dhe burime financiare për organizatat e medias në rajon i bën ato më të pavarura dhe profesionale, pa ndikime të jashtme. Zhvillimi i kapaciteteve të medias dhe kundërshtimi i ndikimeve të huaja të dëmshme përputhet me vlerat e BE-së të lirisë së medias, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Duke investuar në sektorin e medias, BE-ja tregon angazhimin e saj për të mbështetur procesin e integrimit të rajonit, duke krijuar një mjedis demokratik dhe transparent të favorshëm për vlerat evropiane. Kur qytetarët janë të informuar mirë, ata janë më të pajisur për të rezistuar dhe për të kundërshtuar përpjekjet për të zbehur institucionet e tyre demokratike. Të gjitha këto masa kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në promovimin e bashkësisë shoqërore, stabilitetit dhe aftësisë për të rezistuar ndaj presioneve të jashtme.
Promovimi i bashkëpunimit, me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Për të arritur këtë rekomandohet themelimi nga BE i një fondi të dedikuar financiar. Ky fond duhet të mbështesë drejtpërdrejt zbatimin e një plani veprimesh që duhet të realizohen deri në vitin 2030. Kjo iniciativë merr frymëzim nga modeli i suksesshëm i zbatuar në Irlandën e Veriut, i njohur si Programi PEACE (PEACE I), i cili u miratua nga Komisioni Evropian më 7 dhjetor 1994. Kjo ka rëndësi të madhe për disa arsye. Duke krijuar një fond të dedikuar financiar, BE-ja mund të luajë një rol aktiv në mbështetjen e përpjekjeve për ndërtimin e paqes dhe në nxitjen e nismave bashkëpunuese në nivel komunitar që kontribuojnë në stabilitetin rajonal. Ky fond do të siguronte financim për projekte të fokusuara në dialog, pajtim, ndërtimin e besimit dhe promovimin e vlerave të përbashkëta dhe interesave të përbashkëta. BE-ja është përfshirë aktivisht në lehtësimin e dialogut dhe normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Duke alokuar fonde të dedikuara për të mbështetur nismat që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, fondi financiar do të siguronte një stimul më shumë dhe burim për të përmirësuar procesin e dialogut bilateral. Ky do të ndihmonte në krijimin e një mjedisi të favorshëm për ndërtimin e besimit, zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull dhe promovimin e bashkëpunimit në çështje të interesit të përbashkët. Përpjekjet për pajtim dhe projektet bashkëpunuese kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien shoqërore dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Fondi financiar do të mundësonte zbatimin e projekteve që adresojnë sfidat kyçe, si zhvillimi i infrastrukturës, integrimi ekonomik, angazhimi i rinisë, shkëmbimet kulturore dhe zhvillimi komunitar. Duke investuar në këto fusha, fondi do të kontribuonte në zhvillimin e qëndrueshëm, krijimin e vendeve të punës, dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, duke rritur stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm të rajonit.
Përshtatje e politikave të vendeve të rajonit me Rregulloren e BE-së
Kjo rregullore njihet ndryshe si rregullorja e investimeve direkte të huaja. Bashkimi Evropian ka vendosur një kornizë për koordinimin e vlerësimit të investimeve të huaja direkte brenda shteteve anëtare të tij. Ajo është përcaktuar në Rregulloren 2019/452, e njohur ndryshe si Rregullorja e FDI. E miratuar në mars 2019 dhe e zbatuar që prej tetorit 2020, Rregullorja e FDI i jep Komisionit Evropian autoritetin për të shqyrtuar transaksione private – një autoritet që nuk ekzistonte që nga hyrja në fuqi e rregullores së BE-së për fushat e Bashkimit Evropian.
Lufta e koordinuar kundër krimit kibernetik
Rekomandohet bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe qeverive në Ballkanin Perëndimor për të themeluar një kapacitet të ndërtimit dhe zhvillimit për të luftuar kërcënimet kibernetike. Aktualisht, rajonit i mungojnë kapacitetet e mjaftueshme në nivelet njerëzore dhe teknike për të luftuar krimin kibernetik. Kërcënime kibernetike sjellin rreziqe të konsiderueshme për qeveritë, bizneset dhe individët në Ballkanin Perëndimor. Kjo nismë do të përqendrohet kryesisht në forcimin e Ekspertizës përmes ofrimit të programeve të trajnimit dhe arsimimit për profesionistët e kibernetikës; Promovimit të praktikave më të mira. Kjo përfshin ndarjen e informacionit mbi kërcënimet më të fundit, vulnerabilitetet dhe strategjitë efikase të mbrojtjes; Nxitja e ndërgjegjësimit kibernetik; Bashkëpunimi përtej kufijve etj.
Bashkëpunimi në fushën e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor është kryesisht udhëhequr nga vullneti politik, i cili është pa dyshim thelbësor. Megjithatë, është po aq e rëndësishme të kthehet vëmendja dhe të vendoset më shumë peshë në nivelin operacional për të arritur rezultate të dukshme. Ndërsa vullneti politik vendos bazën për bashkëpunimin e sigurisë rajonale, përkthimi i këtij vullneti në veprime praktike në nivelin operacional është i domosdoshëm për të arritur rezultate efektive. Forcat e policisë në Ballkanin Perëndimor mund të ndërmarrin disa hapa për të themeluar një bazë të përbashkët të të dhënave që mund të aksesohet vetëm përmes kanaleve të sigurisë. Duke përmirësuar aspektet operative të bashkëpunimit, rajoni mund të përmirësojë aftësinë e tij kolektive për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë, për të kundërshtuar kërcënimet dhe për të reaguar efektivisht ndaj krizave.
Racionalizimi i nismave për bashkëpunim rajonal në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është në thelb të rëndësisë. Ekzistojnë disa nisma që kanë për qëllim të lehtësojnë bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë. Megjithatë, ka nevojë për përmirësim dhe forcim të këtyre përpjekjeve për të maksimizuar ndikimin e tyre.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut