Samiti i NATO-s në Uashington, Presidentja Osmani në SHBA

8 Korrik 2024 | 14:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, udhëtoi për në Uashington, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca thuhet se vizita e Osmanit realizohet me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Përfshirja e Kosovës në aktivitetin e organizuar nga sekretari Blinken, dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende në nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja”, thuhet në komunikatë.

Po sipas saj, kjo është hera e parë që Kosova përfshihet në një ngjarje në kuadër të Samitit të NATO-s.

Samiti, që përkon me 75-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake, mbahet nga data 9 deri më 11 korrik.

Kosova nuk është vend anëtar i NATO-s, por që nga përfundimi i luftës më 1999 ka misionin paqeruajtës të aleancës, KFOR.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, në vitin 2022, autoritetet në Kosovë kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në këtë organizatë, por, marrë parasysh se në radhët e saj janë katër shtete që nuk e njohin Kosovën – Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia – dhe vendimi për zgjerimin duhet të merret në mënyrë unanime, ajo kërkesë nuk ka shkuar përpara, shkruan REL.

Muajin e kaluar, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026