Samiti i të djathtës ekstreme në Spanjë
Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki kryesuan një takim të së djathtës ekstreme të zhvilluar në Madrid, ku e ardhmja e Evropës është tema kryesore.
Udhëheqës të tjerë të krahut të djathtë evropian, përfshirë Marine Le Pen kandidate për presidente të të Francës, iu bashkuan takimit në kryeqytetin spanjoll të organizuar nga partia Vox.
Mbledhja e liderëve nacionalistë dhe të ekstremit të djathtë synon të vazhdojë punën e nisur në Samitin e Varshavës dhjetorin e kaluar.
🌍 @Santi_ABASCAL cierra la Cumbre de Madrid:
“Somos nosotros los que defendemos Europa. No permitiremos que se alce la bandera de la hoz y el martillo, ni la bandera de la media luna, ni la bandera oscura de las élites globalistas”.#DefenderEuropa pic.twitter.com/jyF2Hpvaju
— VOX 🇪🇸 (@vox_es) January 29, 2022
“Ne duam të mbrojmë Evropën nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme, duke promovuar një alternativë ndaj lëvizjes globaliste që kërcënon Bashkimin Evropian duke sulmuar sovranitetin e kombeve”, shkruan Vox në një deklaratë.
Vox është partia e tretë më e madhe e Spanjës dhe vazhdon të mbledhë mbështetës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023.
Të pranishëm në samit janë edhe politikanë të ekstremit të djathtë nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Estonia, Lituania, Rumania dhe Holanda.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania