Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

15 Maj 2025 | 16:33

Shqipëria pret nesër Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) në Tiranë, ku mblidhen 47 krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Kjo do të jetë hera e parë që KPE mblidhet në Ballkanin Perëndimor, një moment me rëndësi historike si për Shqipërinë, ashtu edhe për rajonin në tërësi.

Agjenda e samitit parashikon që diskutimet do të zhvillohen nëpërmjet tre tryezave të nivelit të lartë me tematika specifike: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, rritja e konkurrueshmërisë dhe sigurisë ekonomike si dhe Migracioni, mobiliteti dhe fuqizimi i të rinjve.

Pas mbërritjes zyrtare dhe ceremonisë së hapjes, në orën 11:30 është parashikuar fotoja familjare me të gjithë liderët, ndërsa në 11:45 do të nisë seanca e parë plenare. Në orën 13:00 është dreka zyrtare dhe pas saj në 14:30 është planifikuar tryeza tematike. Pas saj është parashikuar një kohë prej 90 minutash si periudhë që nga liderët mund të shfrytëzohet për takime dypalshe. Seanca mbyllëse dhe konferenca e përbashkët e kryeministrave të Shqipërisë dhe Danimarkës si vendi radhës pritës i samitit.

Në Tiranë duke nisur nga kjo e enjte do të jenë të pranishëm krerët e shteteve më të rëndësishme europiane, kryeministri britanik dhe presidenti turk, Erdogan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë

Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit situata mbetet e tensionuar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur...
10:04 | 23/07/2026

Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm

Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe përplasjeve fizike jashtë godinës së Kuvendit, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi...
10:00 | 23/07/2026

Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit

Për pak minuta pritet të nisë seanca plenare në Kuvend ndërsa protestuesit prej dy orësh janë mbledhur në protestë. Ata shihen teksa hedhin vezë në...
09:56 | 23/07/2026