Samiti| Manjani: Dy ditë Tirana ka qenë në kolaps, bllokuan rrugët për asgjë

29 Shkurt 2024 | 21:50

Ish-ministri Ylli Manjani ka shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës së organizimit të Samitit gjatë këtyre dy ditëve në Tiranë.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Manjani tha se Tirana ka qenë në kolaps për dy ditë.

Ai tha se njerëzit gjatë këtyre ditëve kanë qenë të frustruar, për shkak se nuk kanë përfunduar dot angazhimet e tyre, për të shkuar në punë, në shtëpi, apo edhe për të dalë e për të pirë kafe.

“Produksioni ishte munduar ta rregullonte këtë përgjumjen e këtyre samiteve, të ktyre pisllëqeve. I kishte dhënë ritëm. E vetmja gjë që nuk shkonte te ajo, ishte për muzikën dhe figurën. Nuk është faji i produksionit, por i figurës.

Impresioni im fillestar është kjo që dy ditë Tirana është në kolaps. Dhe një shfryrje masive me shumë njerëz që të zënë rrugën. Po zënë rrugën mo budallenjtë. Dy ditë. Erdhi delgacioni, edhe çfarë pastaj? Më li të shkoj në shtëpi të pi kafe, ça është ky muhabet”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026