Tirana pret Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mungon Kurti
Tirana pret sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale. Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Në listën e pjesëmarrësve në takim mungon emri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili nuk do të jetë në këtë samit.
Euronews Albania pyeti zyrën e shtypit të kryeministrit Kurti dhe mori këtë përgjigje:
“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”.
Axhenda e samitit
09:30 MBËRRITJA E LIDERËVE (Pallati i Kongreseve)
09:45 FJALËT HAPËSE KRYEMINISTRI RAMA – KOMISIONERI VARHELYI
10:45 FOTO FAMILJARE
12:00 FIRMOSJA E MARRËVESHJES
12:30 KONFERENCË PËR SHTYP
Lisa e Pjesëmarrësve1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë3-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi4-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës5-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut6-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin7-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal8-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s9-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin10-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor11-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore12-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin13-Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor14-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)15-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve