Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Fokus zgjerimi dhe zgjidhja e mospajtimeve rajonale
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor takohen sot në Bruksel në kuadër të samitit të përbashkët vjetor, që synon të forcojë partneritetin dhe të avancojë integrimin gradual të rajonit në politikat e BE-së, edhe para anëtarësimit formal.
Ky samit pritet të dërgojë një mesazh të qartë për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së, duke e vendosur atë si prioritet të lartë. Në deklaratën e përbashkët që pritet të miratohet, theksohet se: “Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Përshpejtimi i këtij procesi, bazuar në kushtet e drejta dhe parimin e meritave individuale, është në interes të përbashkët.”
Liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u bëhet thirrje që të zgjidhin mospajtimet rajonale dhe bilaterale, të cilat vazhdojnë të pengojnë përparimin drejt integrimit evropian. Në deklaratë theksohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, si Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Traktati i Miqësisë me Bullgarinë.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja u bën thirrje të dy palëve që të përmbushin detyrimet e dala nga dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli.
“Marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duhet të zbatohen pa vonesa të reja,” thuhet në draftin e deklaratës. Gjithashtu, BE-ja u kërkon të gjithë partnerëve të garantojnë të drejtat e pakicave.
Në këtë samit, nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi RamA, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe Kryesuesja e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç
Takimi do të udhëhiqet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe në të do të marrin pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje