Samsung prezanton telefonin e ri smart që paloset Galaxy Z
Samsung prezanton modelin e ri Galaxy Z, i cili konsiderohet si një sfidë për kompanitë gjigande Apple dhe Huawei.
Kompania Samsung Electronics publikoi telefonin e ri smart që paloset, duke marrë formën e një kutie.
Gjithashtu, grupi koreano-jugor ka pajisur me një rrjet 5G të gjitha pajisjet e tjera të tij, në përpjekje për të ruajtur primatin e kompanisë më të madhe telefonike në botë.
Përpjekja e dytë për telefonin e palosur vjen pas një shtyrjeje që u bë vitin e kaluar, me kompaninë, që përpiqet t’i rezistojë konkurrencës nga grupe të tjera të telefonëve smart si amerikanin Apple, apo kinezin Huawei, që së fundmi ka zgjeruar shitjet përveçse në Kinë edhe në Europë.
[instagram_feed=B8eXOrVI2yX]
Analistët e shohin telefonin e ri si një objekt të fokusuar tek moda, ndërsa kapacitetet 5G pritet t’i japin Samsung një epërsi teknologjike ndaj Apple.
Galaxy Z Flip, me ekranin palosës, duket si një kuti katrore kur është i mbyllur, ndërsa duket si një telefon smart i zakonshëm kur hapet.
Çmimi fillestar është 1 mijë e 380 dollarë dhe do të dalë në shitje nga e premtja me ngjyrë vjollcë, të artë dhe të zezë.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta