Samuraji i fundit i Brazilit 

20 Shkurt 2020 | 09:32

E parë nga jashtë, shtëpia modeste e 61-vjeçarit Edson Suemitsu duket pak më ndryshe nga shtëpitë në lagjen Curitiba, një qytet i heshtur në jug të Brazilit. Por brenda mureve të shtëpisë së tij gjendet një botë krejt tjetër, e cila ditë pas dite rrezikon të zhduket.

Në garazhin e shtëpisë do të gjeni gjithmonë, Suemitsu, duke punuar shpatat e tij prej guri apo prej hekuri.  

Suemitsu sigurisht që nuk është personi I fundit në botë që prodhon katanas,  një lloj shpate e lakuar e përdorur nga samurajit në periudhën feudale dhe antike të Japonisë, por përfaqëson të vetmin samurai në Brazil, një vend i njohur në botë për kafenë, samban dhe futbollin.

Suemitsu tanimë me flokët gri nga mosha tha se  u interesua të prodhonte katanas  në kohën kur gjyshi i tij krijonte briskë të ndryshëm për të mbrojtur nga gjarpërinjtë  helmues në fermën e tyre.

“Fillova të bëj katana për të nderuar pararrdhësit e mi. Ishte shumë er vështirë për mua në fillim, sepse nuk kisha parë kurrë më parë katana”, shprehet Suemitsu.

Ai ka bërë rreth 1.000 shpata gjatë 42 viteve të fundit, të cilat i shet me çmimet duke filluar nga 6,000 reais (1.400 dollarë) deri në rreth 20,000 reais. Ai punon me ditë të tëra, me durim dhe pasion të madh duke arritur të bëjë maksimumi tre shpata në muaj.  

“Samurai i fundit i Brazilit”, shprehet se një ndër sekretet më të mëdha të të bërit katana, është besimi. Ai u shpreh se Suemitsu nuk planifikon të dalë në pension kurrë dhe shprehet i mërzitur se trashëgimia e tij mund të vdesë me të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026