‘Sanremo Giovani’ vjen në Tiranë, koncerti madhështor më 22 shtator

20 Shtator 2023 | 18:35

Sanremo i të rinjve, një projekt i ri i festivalit të njohur do të nis udhëtimin jashtë Italisë. Destianacioni i parë i këtij festivali është zgjedhur Tirana.

Destinacioni i parë i “Sanremo Giovani” projektit muzikor që udhëton në mbarë botën është kryeqyteti shqiptar.

Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, Ambasadën Italiane dhe Bashkinë Tiranë koncerti premton të jetë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm muzikor me shtetin fqinjë.

Kryetari I Bashkisë së Tiranës me një postim në rrjetet sociale ftoi qytetarët të festojnë në sheshin “Italia” me artistë të rinj italianë si Noor, Maninni, Fiat 131 e shumë të tjerë.

Përveç të tjerash Veliaj theksoi se pjesë e koncertit do të jenë edhe yjet e muzikës shqiptare Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Koncerti për të gjithë adhuruesit e muzikës do të mbahet në datë 22 Shtator ora 20:00 në sheshin “Italia” dhe hyrja do të jetë e lirë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026