Sarajet e Toptanëve kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë
Ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve ka kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë si muze i qytetit.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në të cilin sqarohet se pronarët e ndërtesës do të dëmshpërblehen me një shumë prej 252 314 551 lekësh që do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
Për këtë vendim ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot, ndërtesa e Sarajeve është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit qe do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike”.
“Sarajet” u ndërtuan nga Selim Pashë Toptani në vitet 1833-1840. Kjo godinë njihet më së shumti si shtëpia e Servet Bej Libohovës, dhëndrit të Selim Pashës.
Godina ruajnë një arkitekturë otomane dhe janë shpallur monument kulture në vitin 1963 për faktin se përfaqësojnë një pjesë të historisë së vjetër të qytetit.
Pak muaj më parë, kësaj godine iu vu qëllimisht zjarri dhe aktualisht ruhet nga forcat policore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania