Sarandë, operatorët turistik kundër impianteve të trajtimit të ujërave të zeza

29 Shkurt 2024 | 15:51

Një pjesë e industrisë së hotelerisë në Sarandë kanë nënshkruar këtë të enjte një peticion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Turizmit, në lidhje me aktin normativ me nr.8 të datës 28.12 .2023.

Ky akt normativ ka si qëllim trajtimin e ujërave të ndotura nëpërmjet vendosjes së sistemit të grumbullimit, dhe largimin e ujerave të zeza nga vetë subjektet.

Për kreun e Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë Arben Çipa akti normativ është i paqartë se cilat subjekte në bregdet do të preken.

 “Kjo është arsyeja pse jemi mbledhur sot si komunitet i industrisë së turizmit, bëhet fjalë për nenin 6 i cili duhet qartësuar lidhur me faktin se një ligj i ri i cili kërkon dhe imponon te subjektet të cilat janë afër detit dhe nuk kanë akses me kanalizimet e ujërave të zeza imponon për instalimin e një strukture, e cila flitet për kosto të mëdha.

Dhe është një projekt që është i papërballueshmën absolutisht nga subjektet. Kjo është e pranueshme gjithmonë në rastet kur strukturat dhe subjektet akomoduese nuk kanë akses në linjën e kanalizimeve”-tha Arben Çipa, kreu i shoqatës së operatorëve turistik.

“Por nuk qartëson se cilat kategori janë të prekura nga ky ligj.”

Me një letër drejtuar Ministrise së Energjisë dhe Infrastrukturës, Çipa thotë se industria e turizmit në Sarandë do ta dërgojë çështjen deri në gjykatë në rast se akti normativ nuk shqyrtohet dhe nuk qartësohet se cilat subjekte do të preken nga impiantet e kanalizimeve.

“Në rast se di të duhet që ne si komunitet ti drejtohemi Gjykatës do të bëhet në rast se nuk ndryshon diçka në këtë akt normativ. Peticioni i sotëm është kundërshtimi i këtij akti dhe nëse kjo nuk do të merret për bazë atëherë i gjithë komuniteti do ti drejtohet Gjykatës”-shtoi Çipa.

Ky akt normativ ka sjellë pakënaqësi në radhët e hotelierëve vetëm pak javë para se Saranda dhe Ksamili në kthen në kryefjalën e turizmit në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026