Sarkofagu i epokës romake zbulohet në Bullgari, arkeologët: Daton në shekullin II

12 Gusht 2024 | 20:38

Një sarkofag i përdorur si arkivol në një resort në detin e Zi, në afërsi të qytetit bullgar të Varnës është identifikuar si një artefakt i epokës romane.

Arkeologët thonë se objekti, i gjetur në një plazh në lokalitetin e Shën Konstantinit, daton në shekullin e dytë të Erës Sonë.

“Jemi plotësisht të sigurt se ky është një sarkofag autentik i epokës romane. Ai daton mes shekullit të dytë dhe atij të tretë, por disa detaje sugjerojnë se mund ta kufizojmë harkun kohor në shekullin e dytë”, thotë Alexander Minchev, arkeolog.

Sipas arkeologëve, zbulimi ngre pyetje serioze mbi kapacitetet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Bullgari.

“Çdo objekt me vlerë arkeologjike, pavarësisht se ku, kur, apo nga kush është gjetur, i përket shtetit”, shprehet arkeologu.

Artefakti është transportuar për t’u magazinuar në Muzeun Arkeologjik të Varnës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’

Skandali i korrupsionit në Ukrainë që përfshin zyrtarë të lartë në rrethin e Presidentit Volodymyr Zelensky është vetëm maja e ajsbergut, pasi ndërsa hetimet nga...
17:01 | 03/07/2026

Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual

Zyrtarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë në bisedime me Pakistanin rreth mundësisë së deportimit në vend të një kreu të një bande që...
16:48 | 03/07/2026

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është gjetur në Arkivat Kombëtare në Kew të Britanisë së Madhe. Dokumenti historik u zbulua...
16:26 | 03/07/2026