Satira me Putin dhe Prigozhin, shfaqja që po përçan Bullgarinë
“Nëse nuk mund ta shohim gjyqin në Hagë, atëherë le ta shohim në teatër”. Është kjo fraza e autores ukrainase Sasha Denisova, që i dha jetë shfaqjes më satirike në Bullgari.
Shfaqja “Haga” tregon imagjinatën e një adoleshenti jetim nga Mariupoli mbi gjyqin e krerëve të shtetit rus në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për shkak të luftës në Ukrainë.
“Kur drejtori ynë më propozoi këtë pjesë, unë nuk e dija që Putin do të interpretohej nga një grua, ndaj e pyeta ‘përse’? Mu duk e vështirë të performoja si burrë. Por më pas kuptova thelbin e shfaqjes dhe gjithçka shkoi ashtu siç duhet të shkonte”, deklaroi Radena Valkanova, aktore që interpreton Putin
Teksti është dinamik, sikurse dhe lufta. Shefi i ‘Wagner’, Yevgeni Prigozhin ka vdekur, por roli i tij dhe i mercenarëve nuk është harruar.
Yulian Vergov, aktori që interpreton Prigozhin deklaron: “Gjatë ritregimit ne e kishim skriptin gati, por më pas ndodhi puçi, ose grushti i dështuar i shtetit të ‘Wagner’, dhe ditën tjetër pyeta regjisorin ‘çfarë do të bëjmë? Situata po tensionohet?’. Ndaj përfshimë disa pjesë të reja. Ai foli me aktorët dhe kështu përfshimë edhe puçin”.
Shfaqja u luajt për herë të parë në Poloni dhe u duartrokit. Po ashtu ajo u vlerësua në Amerikë dhe Francë, por po përçan Bullgarinë, vend historikisht i afërt me Rusinë.
“Shfaqja është pritur ashtu sikurse ne e prisnim, me opinione të polarizuara. Por besoj se ky është qëllimi i këtij zhanri teatrosh”, deklaroi Valkanova.
Pjesa e konsideron të pajustifikueshëm pushtimin rus të Ukrainës, një vend sovran evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng