Scholz kritik me BE: Shqipëria e RMV kanë plotësuar të gjitha kushtet
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka kërkuar lehtësimin e procedurave për anëtarësimin e reja në Bashkimin Evropian.
Scholz thotë se, jo vetëm vendet që kërkojnë të hyjnë në BE duhet të përgatiten, por edhe vetë unioni.
“Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht”, ka deklaruar ai gjatë një interviste për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
Kancelari i Gjermanisë ka shprehur kështu kritika për ngecjen e procesit të zgjerimit duke iu referuar edhe rastit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t’u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani”, tha Scholz.
Hapja e negociatave me dy vendet është bllokuar për shkak të vetos së Bullgarisë.
Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Parlamenti Evropian ka kërkuar ndryshimin e konventave dhe heqjen dorë nga parimi i vendimeve unanime për shumë politika të BE-së.
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)