“S’do e shihni dritën e diellit”, gjyqtarja Këlliçi tregon në “Review” si u kërcënua
Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi tregoi në emisionin Review në Euronews Abania kronologjinë e kërcënimeve të cilat ajo pretendon se kanë ardhur ndaj saj nga prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi.
Ajo tha se kancelari i gjykatës e ka vënë në dijeni se prokurori në fjalë në datë 15 janar e kishte telefonuar disa herë me fjalë kërcënuese ndaj saj dhe kancelarit me shprehje të tipit “do t’ju vras, nuk di ta shihni ditën e diellit”.
“Jam kërcënuar përmes kancelarit të gjykatës, kanën qenë shprehje si do ju vras, nuk do e shihni dritën e diellit. Këto telefonata janë regjistruar nga kancelari. Më ka treguar 5-6 telefonata më ka thënë janë diçka serioze dhe duhet të bëjmë kallëzim. Mua më dukej e pakuptueshme që një prokuror të shkonte në këtë pikë, i kam kërkuar që të vinte të sqarohej. Data kur kam hapur letrën është pas kërcënimit. Por më rezulton se është futur në datë 16 janar, datë kur prokurori në fjalë ka ardhur në zyrën time për të kërkuar falje”, tregoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërcënonte veten, Ferhati: Gjyqtarja e Tiranës ka materiale audio të kolegëve të saj
- Merret e pandehur gjyqtarja që deklaroi se u kërcënua, letrën e kishte shkruar vetë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet