“S’duhet të presim të vijë tërmet”, inxhinieri: Duhet bërë vlerësimi i banesave
Gëzim Beqaj, inxhinier ndërtimi tha në një intervistë për Euronews Albania se është domosdoshmëri që në Shqipëri të bëhet vlerësimi i banesave ekzistuese dhe të shkohet në certifikimin e tyre sa i përket fuqisë rezistuese ndaj forcave shkatërruese si tërmeti.
Inxhinieri u shpreh se është e nevojshme ndërhyrja e shtetit që ka kthejë në normë këtë procedurë në mënyrë që të shmanget një tragjedi në rast të një tërmeti.
“Duhet të bëhet vlerësimi i banesave ekzistuese, certifikim i tyre, sidomos atyre të rëndësisë së veçantë, të testohen dhe të dihet sa e ka aftësinë mbajtëse. Sot mungon kjo normë. Gjatë viteve të fundit, cilësia e ndërtimeve është rritur, por problematika mbetet me pjesën nën tokë, sidomos në zonat bregdetare. Nuk duhet të presim të vijë tërmeti, duhet të ndërtohet me standarde”, tha inxhinieri.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:05 Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
- 13:04 Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
- 12:48 Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 12:48 Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
- 12:37 Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës
- 12:20 Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD