‘S’e dimë qëllimin e vërtetë’, Rama: Një mision spiunazhi me atë veturë, qesharake

26 Gusht 2022 | 11:36

Kryeministri Edi Rama i cilësoi një mjegull të ngritur për opinonin publik, lajmet se tentativa e 3 shtetasve të huaj për të hyrë në ish-uzinën e Gramshit cenoi sigurinë kombëtare.

I pyetur lidhur me këtë çështje në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Rama tha se objektet ushtarake në Shqipëri nuk janë të rëndësisë së veçantë dhe nuk kanë asnjë rrezikshmëri.

Kryeministri theksoi se duhet zbuluar qëllimi i vërtetë i ardhjes së tre shtetasve të huaj në Shqipëri, duke përjashtuar faktin se ata po bënin spiunazh duke fotografuar mbetje të komunizmit në ish-uzinat shqiptare,

“Mjegulla e ngritur mbi objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë, as fabrika që prodhojnë armë. Janë karakatina të deklasifikuara si objekte në vitin 2012. Të thuash që po bëj spiunazh duke fotografuar ato mbetje të komunizmit është shumë qesharake. Ajo që na shqetëson ne është çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë këta persona. Një mision spiunazhi që shfaqet me veturë me një veturë sportive që duket sikur thotë; aman hajde më kapni, është qesharake. I takon hetimit të nxjerrë më shumë. Shqetësimi ynë është ku është qëllimi i vërtetë, përveç krijimit të kësaj mjegulle”, deklaroi Rama.

Incidenti në Gramsh:

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 3 të arrestuarit për akuzat  “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Lihen në burg 2 rusët dhe ukrainasi të kapur në uzinën e Gramshit

‘Ka përdorur spraj se është ndjerë i kërcënuar, flet avokati i rusit Zorin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026