“S’e kërcënon NATO-n për 15 vite”- Lita: Pse Rusia kërkon të hapë konflikt në Kosovë
Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se Rusia kërkon të hapë konflikte në rajone të tjera të botës, si përshembull në Kosovë, në mënyrë që të ketë mundësi negociatash me SHBA-të.
Komentet Lita i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Rusia nuk është më një fuqi globale, por një fuqi me karakter rajonal.
Ai tha gjithashtu se në plan afatgjatë Rusia nuk mund të jetë kërcënim për NATO-n për të paktën 10-15 vite dhe shtoi se ofensiva ruse nuk do të jetë prezente në Ukrainë deri në mesin e vitit tjetër, për shkak të tankeve dhe pajisjeve të tjera ushtarake të humbura gjatë konfliktit.
“Në Ukrainë ofensiva ruse nuk do të jetë prezente këtë vit edhe për shkak të humbjes së 2 mijë tankeve nga raketat Javelin. Ata nuk do arrijnë dot të grumbullojnë trupa të mjaftueshme deri në pranverën e 2025 dhe për ta kërcënuar NATO-n do i duhen edhe 10-15 vite të tjera.
Përsa i përket Rusisë për të destabilizuar Ballkanin është pjesë e strategjisë për hapjen e shumë konflikteve në vende të ndryshme të Botës, për të negociuar me SHBA apo Kinën për interesa të tyre.
Pra hapin konflikte në një vend të caktuar, për të përfituar në një vend tjetër. Rusia nuk është më një fuqi globale, por një fuqi rajonale”, tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre