Avenir Peka flet për 246 tanket e Serbisë: Cilat armë e kërcënojnë realisht Kosovën
Ish-zv.ministri i Brendshëm i Kosovës, Avenir Peka, është shprehur se tanket e Serbisë nuk janë rreziku kryesor që i kanoset Kosovës.
Komentet Peka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se 246 tanket e Serbisë nuk janë të gjithë funksional dhe modern dhe shtoi se në rast konflikti, jo të gjithë mund të dislokohen në Kosovë.
Ai tha se një kërcënim serioz për Kosovën janë 20 mijë dronët që Serbia ka blerë nga Irani, për të cilët tha se Prishtina zyrtare nuk e ka një mekanizëm mbrojtjeje kundër tyre.
“Kosova raketa të ngjashme nuk ka blerë vetëm nga SHBA, por edhe nga Gjermania. Ka pasur lajme që para pak ditën edhe Britania e Madhe i ka shitur armë të tilla dy vendeve të rajonit. Armatimet e Serbisë janë ofensive dhe të Kosovës janë difensive.
Raketat në fjalë duket se janë të dizenjuara për tanket. 246 tanke që ka Serbia nuk i ka të gjithë operacional, e dyta nuk i ka të gjitha moderne, sepse disa janë të vjetër. E treta në rast konflikti nuk mund t’i dislokojë të gjithë në Kosovë. Ajo çka unë shoh shqetësuese është një kërcënim tjetër që vjen nga ajri.
Në gushtin e vitit të kaluar, zv.ministri i Jashtëm i Serbisë ka vajtur në Teheran për blerjen e 20 mijë dronëve. 400 milionë dollarë, dronët nga 20 mijë dollarë. Serbia nga Irani ka blerë 20 dronë. Unë në këtë rast nuk e di se kush është mekanizmi i mbrojtjes së Kosovës”, tha Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 21:51 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë