Seanca në GJKKO ndaj kreut të bashkisë së Vau Dejës më 19 maj, Prokurorisë i duhet kohë për prova shkresorë

12 Maj 2026 | 11:49

Në Gjykatën e Posaçme këtë të marte u zhvillua seanca e radhës ndaj kreut të bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Seanca e radhës u caktua më datë 19 maj më orën 15:00 pasi prokurorisë i duhet kohë për prova shkresorë. Gjatë seancës së sotme kanë vijuar marrja në pyetje e dëshmitarëve të thirrur në ketë proces.

Pjesë nga dëshmitë e dëshmitarëve:

Prek Kotaj: Unë punoj elektricist, pranë OSHEE Shkodër. Ne fshatin Stajkë është bërë një remond dhe kemi shkuar si grup të cilët na ka caktuar drejtori. Nuk e di në çfarë periudhe, po mbaj mend qe kemi hequr disa kabulla të vjetër dhe vendos të rinj. Nuk e njoh Kristian Shkrelin. As nuk jam përfshi në asnjë zgjedhje.

Anton Lumi: Punoj elektricist në zonën e Komanit pranë Vua Dejes, ka gati 3 vite. Më ka thirrur shefi, kam shkuar në Stajkë për një remond. Ka qenë dy ditë atje. Kam ndihmuar grupin për kabujt. Se mbaj mend periudhën se kur kam shku me punu në fshatin Stajkë.

Klaudjo Fusha: Punoj me OSHEE Shkodër elektricist. Jam në dijeni dhe kam punuar vetëm 1 ditë aty. Kohën fiks nuk e mbaj mend. Aty me ka çu shefi i Teknikës me shtri një kabull. Kam punu diku 8 orë. Nuk e njoh Kristian Shkrelin dhe as nuk e kam takuar kurrë.

Kastriot Gavoci: Unë punoj te shërbimet në Vau Dejës me fadromë. Rreth 8 vite kam që punoj. Unë tek linja nuk kam punë por tek rruga po. Punoj me mjet GSP ngjyre e verdhe. Plani i punës është të dal në punë, mos të pi alkool gjatë punës. Atje janë rreth 3 mijë banorë. Tek ajo rrugë që po flitet për investime, shkoja se ishte rruga e keqe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026