Seanca në Kuvend nis me një minutë heshtje në nderim të Fatos Nanos

6 Nëntor 2025 | 10:15

Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano pas kërkesës së kreut të grupit të PS, Taulant Balla.

Në rend dite seancën e sotme janë raportimet e disa institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, projektligji për barazinë gjinore si dhe zgjedhja e anëtareve të Komisionit Rregullator në KQZ.

Për projektligjin për barazinë gjinore pritet të ketë debate, ndërsa para nisjes së seancës është mbajtur edhe një protestë para Parlamentit kundër këtij projektligji.

Projektligji nuk do të ketë më konceptin “gjithëpërfshirëse” për gjininë por do të njohë vetëm burrë e grua. PS depozitoi 22 amendamente ku hiqen termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”, duke i zëvendësuar me formulime të qarta në vetëm dy gjini.

Rendi i ditës i seancës plenare

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.10.2025 dhe 30.10.2025.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror Zgjedhjeve”. të

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Raporti i veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024. 9. Raporti i veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2024. 10. Raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2024.

Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit për vitin 2024.

Akti normativ nr. 7, datë 1.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar.

Akti normativ nr. 8, datë 1.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Akti normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar.

Akti normativ nr. 10 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025″, të ndryshuar.

Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”.

Projektligji “Për barazinë gjinore”.

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”””, i ndryshuar.

Projektvendimi “Për miratimin e raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, për mosngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj”.

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 64/2025 “Për caktimin e anëtarësisë komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026