Seanca për Veliajn/ Rusmali-Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

31 Tetor 2025 | 13:55

Ilir Rusmali, këshilltar i Presidencës, ka mbajtur fjalën në seancën e Erion Veliajt. Përpara trupës gjykuese ai theksoi se Kushtetuesja nuk mundet të marrë një vendim për shkarkim pasi qëndron jashtë kompetencave të Kushtetueses.

“Si përfaqësues të Presidentit të Republikës, pretendimi ynë është që dekreti i Presidentit të Republikës, ka qenë kushtetues më datë 1 tetor të këtij viti ku presidenti nxori dekretin për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë Tiranë dhe ngelet i tillë edhe sot për shkak se ka qenë kushtetues në atë datë.

Sa i përket vendimit tuaj në raport me kërkesën tonë, për ne është me rëndësi që ju nuk thatë se dekreti nuk është administrativ, nuk ia ndërruat natyrën dekretit. Shohim disa probleme të vogla që mund t’iu shqetësojnë dhe ju.

Është normale që shumicën e çështjeve që vihen përpara Gjykatës Kushtetuese të gjendet një lidhje me aktet zbatuese. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve, ju mund të ndodheni para situatës ku ju të jepni ose hiqni leje legalizimi, leje ndërtimi, autorizimet për të pastrehët apo akte të tjera administrative. Kjo është e rrezikshme për Gjykatën Kushtetuese sepse e nxjerr atë jashtë funksionit të vet kushtetues.

Në fund të ditës do detyroheni të merrni një vendim me këtë akt adminsitrativ në raport me dekretin. Do përballeni me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e një akti adminsitrativ kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë. Kushtetuta ka autorizuar Gjykatën Kushtetuese që të marrë dhe shqyrtojë vetëm dy akte administrative, njëra është për aktin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe për aktin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur të qeverisjes vendore në rastet kur kryhen shkelje të rënda të ligjit. Këtë ka autorizuar Kushtetuta.

Pse nuk ka një kompetencë të posaçme që përcakton eksluzivitetin e Gjykatës Kushtetuese për të marrë në shqyrtim dhe për të gjykuar në themel lidhur me dekretet e Presidentit të Republikës?

Nëse nuk është kjo gjë do të thotë që kompetencën nuk e kemi”, tha Ilir Rusmali, këshilltar i Presidencës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026